
Rugani - Chiesa
Daniele Rugani do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Italiani ka mbyllur aventurën e tij me Juventusin, ndërsa është transferuar te Ajax.
Klubet kanë rënë dakort mes tyre për huazimin e 30-të vjeçarit, i cili do të luajë për holandezët deri në qershor të vitit 2025. Zyrtarizimi i këtij transferimi është çështje orësh.
Kujtojmë se Rugani ka arritur të fitojë 5 herë titullin kampion me Juventusin. Këto të fundit kanë në zotërim kartonin e tij deri në qershor të vitit 2026.
Poll