Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ka drejtuar kryeqytetasit, trajneri italianë i “çmendur” pas mesfushorit të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Ka drejtuar kryeqytetasit, trajneri italianë i “çmendur”
Daniele De Rossi dhe Eusebio Di Francesco

Trajneri i Lecce-s Eusebio Di Francesco në prag të ndeshjes ndaj Veronës ka folur para mediave, ndërsa është ndalur edhe te lojtari i Kombëtares Ylber Ramadani. Sipas statistikave, Ramadani rezultonë “maratonomaku” i Serie A, duke i lënë “targën” të gjithëve.

Di Francesco e ka mesfushorin shqiptar një pikë të fortë në ekip jo vetëm si vrapues, por edhe në “dimensione” të ndryshme: “Po e dërgojmë në maratonë (qesh). Nuk është sasia, është edhe cilësia e vrapimit të tij që bën diferencën.

Kur lexon edhe saktësin e pasimeve nga ai, e kupton qartë se me çfarë lloj lojtari ke të bësh. Ai punon me përultësi, por me vetëdije, këto gjëra gjithmonë do na japin fryte do t’i sjellin dobi ekipit”, tha për Ramadanin “timonieri” i Lecc-s. Vlen të përmendet se në sezonet 2017 – 2019, Di Francesco ka drejtuar kryqytetasit e Romës.         

Poll

Lexo gjithashtu