Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventus i frikësohet largimit të tij, reagon Bremer: Të ardhmen e vendos pas Copa America

Shkruar nga NEWSPORT
Juventus i frikësohet largimit të tij, reagon Bremer: Të ardhmen
Gleison Bremer

Gleison Bremer ka ‘trembur’ Juventusin me një deklaratë të dhënë së fundmi. Qendërmbrojtësi i Brazilit që po luan momentalisht në Copa Amerika, ka folur rreth të ardhmes së tij, gjë të cilën tha se do ta vendosë pas përfundimit të kompeticionit ku po merr pjesë me kombëtaren e tij.

“Jam shumë i lumtur që skuadra të mëdha interesohen për mua, pasi është një konfirmim për punën që po bëj. Megjithatë për momentin jam i përqendruar te Kupa e Amerikës. Vetëm pas përfundimit të saj do të flas me agjentin tim, për të vendosur për të ardhmen”, tha Bremer duke lënë paksa në dyshime të ardhmen e tij.

Kujtojmë që Bremer u transferua nga Torino te Juventusi në vitin 2022, me “Zonjën e Vjetër” që pagoi 47 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit. 27 vjeçari brazilian është në kontratë me Juventusin deri në vitin 2028, por kjo nuk e ndal atë që të largohet nga bardhezinjtë këtë verë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga