Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi ende i pamposhtur në Serie A, por çfarë kostoje! Kësaj radhe ngec me Venezian

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi ende i pamposhtur në Serie A, por çfarë kostoje!
Juventus VS Venezia


Juventusi ka ngecur sërish në kampionat duke barazuar me Venezian me shifrat 2-2. Ekipi i Mottës ende nuk njeh humbje në Serie A këtë sezon, por barazimet e shumta janë një kosto e madhe.

Bardhezinjtë kaluan në epërsi në pjesën e parë falë qendërmnrojtësit Federico Gatti, i cili arriti të shtyjë topin në rrjetë dhe të dërgojë ekipin e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Gjithashtu dhe pjesa e dytë nisi mirë për Juven duke shënuar golin e dytë me Yildiz, por gjyqtari me ndihmën e sistemit VAR e quajti atë të parregullt pasi turku e kishte prekur topin me dorë.

Në momentin më të mirë të vendasve, Venezia arriti të barazojë shifrat me Ellertsson duke rihapur sfidën. Ishin sërish miqtë që bënë befasinë pas minutës së 80-të duke përmbysur gjithçka me anë të Idzes.  

Në frymën e fundit teksa dukej se ishte në prag të humbjes së parë në kampionat, Juventusi barazon shifrat me Vlahovic nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë barazim “Zonja e Vjetër” mbetet në vendin e 6-të me 28 pikë të grumbulluara ndërsa Venezia në fundin e tabelës me vetëm 10 pikë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga