
Juventusi pret nesër në mbrëmje Atalantën në “Allianz Stadium” në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Serie A. Një ndeshje direkte kjo për vendin e tretë të kampionatit italian. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhezinjve Thiago Motta ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.
“Ne jemi të fokusuar si gjithmonë në ndeshjen e radhës, sepse e dimë nivelin e kundërshtarit tonë. Nuk duhet të harxhojmë energji për asgjë tjetër. Duhet të vëmë në lëvizje gjithçka që kemi brenda për të marrë fitoren.
Nesër do të duhet të jemi një mbrojtje shumë solide. Deri më sot kemi bërë shumë mirë, sepse sulmuesit nga ana tjetër kanë bërë shumë mirë. Unë kërkoj shumë prej tyre dhe kjo duhet nënvizuar. Sepse kemi qenë një ekip solid, deri më sot, edhe prej sulmuesve dhe mesfushorëve tanë.
Duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhës, nuk vendosim energji për të menduar për asgjë tjetër.”, u shpreh Motta.