
Tijjani Reijnders
Tijjani Reijnders do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit. Mesfushori holandez nuk ka marrë parasysh ofertat nga Premier League dhe LaLiga dhe ka vendosur të rinovojë kontratën me kuqezinjtë.
“Jam shumë i lumtur! Jam krenar. Milani është si një shtëpi e dytë për mua”, kanë qenë fjalët e mesfushorit holandez. Ai ka folur shkurt pak para se të futej në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën e re.
Ai ka rinovuar kontratën e tij edhe për 5 vite të tjera, pra e vlefshme deri në verën e vitit 2030. Performancat e tij kanë bindur drejtuesit e “Djallit” që të bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në ekip.
Poll