Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Jam pranë rinovimit me Milanin”, Reijnders: Dua të shkruaj emrin tim në librat e historisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam pranë rinovimit me Milanin”, Reijnders: Dua të
Tijjani Reijnders

Tijjani Reijnders po kalon një sezon të shkëlqyeshëm me Milanin, ku pa frikë mund të konsiderohet lojtari më i mirë. Megjithatë, edhe interesi nga klubet europiane për mesfushorin holandez nuk kanë munguar, duke përfshirë dhe Real Madridin.

Edhe pse kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2028, Reijnders konfirmoi në një intervistë se është pranë zgjatjes së saj. “Unë jam shumë më vendimtar se më parë. Më parë kam qenë shumë i nxituar dhe kam punuar tashmë në këtë aspekt.

Qëllimi im më i madh është të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur. Sepse nëse luaj futboll është të shkruaj emrin tim në librat e historisë. Shpresoh që kjo të jetë e mundur te Milani, me të cilët së shpejti do të zgjas dhe bashkëpunimin. Të qenurit kandidat për Topin e Artë një ditë është një ëndërr.”, shprehet Reijnders.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga