Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Jam dashuruar që tani me Milanin, idhulli im është Kaka”, Felix flet si kuqezi: Më kërkoi dhe Interi, por zgjodha “Djallin”

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam dashuruar që tani me Milanin, idhulli im është
Joao Felix

Joao Felix ka folur së fundmi për transferimin e tij te Milan. Sulmuesi portugez shprehet tepër i dashuruar me klubin kuqezi duke treguar se idhulli i tij është braziliani Ricardo Kaka. Ndër të tjera, Felix tregon se si Inter ka kërkuar ta transferonte pikërisht gjatë janarit që lamë pas.

“Unë jam bashkuar me Milanin në huazim për 6 muaj, por nëse ka një shans për të qëndruar këtu përtej këtij sezoni, do të më pëlqente. Ky është një klub “big” evropian. Unë jam që tani i dashuruar me gjithçka që ndodh këtu.

Sigurisht që duhet të shohim dhe të ruaj qetësinë, por ndikimi ka qenë i madh. Kaka ka qenë idhulli im. Edhe Inter ishte gjithashtu i interesuar për të firmosur me mua në janar, por ishte e pamundur. Unë kisha vendosur që të bashkohesha me Milanin”, ka thënë Felix.

Kujtojmë se Felix është transferuar nga Chelsea te Milan në formë huazimi. Ky huazim do të jetë i vlefshëm deri në fund të sezonit dhe pa të drejtë blerje. Për këtë huazim, Milan pa shpenzuar 10 milionë euro përfshirë këtu edhe pagën e futbollistit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga