Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ish-lojtari 'madhështor' i Milanit 'mburr' ekipin e Gjimshitit: Atalanta skuadra më e mirë italiane

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-lojtari 'madhështor' i Milanit 'mburr' ekipin e
Ish-milanisti, Costacurta

Ish-futbollisti i Milanit, Alessandro Costacurta ka folur me superlativa rreth Atalantës. Dikur një qendërmbrojtës ‘klasi’, italiani ka nxjerr deklarata surprizuese për ekipin e Berta Gjimshitit.

“Për mua ka vetëm një ekip më të mirë italian në kompeticionet europiane. Kjo është Atalanta. Bergamaskët në Europë janë të paimagjinueshëm, ndërsa sa i përket futbollit italian brenda vendit mund të jetë një tjetër histori.

Në këto 3 ose 4 vite lojtarët e Gasperinit kanë qenë surpriza e vërtetë. Ata kanë luajtur ndeshjet më të mira në arenën europiane dhe këtë e vërteton fitimi i Europa League. Këtë edicion, edhe në Serie A po tregojnë karakter.

E përsëris, Atalanta është ekipi më i mirë italian që luan në Europë.”, u shpreh Costacurta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga