
Ish-futbollisti i Juventusit Michele Padovano ka folur për të ndjerin Gianluca Vialli. Në premierën e dokumentarit të tij, dikur juventini Padovano flet për ekipin e Mottas tani dhe për mikun e tij të shtrenjtë dhe legjendën e Italisë.
Dokumentari kushtuar ish-lojtarit që tani është një komentator sportiv quhet “I pafajshëm – 17 vjet pa liri”. Në të shfaqet historia e trazuar e torinezit me akuza shumë të rënda, orvatje nëpër gjye, vite të tëra burgimi dhe në fund shfajësimi I plotë.
“Kam mbetur gjithmonë I njëti, ajo që ka ndodhur më ka përmirësuar. Duhet të gjesh aspektin pozitiv në momente negative dhe ia kam dalë. Dua të falenderoj regjisorët, stafin e Sky dhe partneren time.
Vialli ishte një super profesionist. Mendoj çdo ditë për të. Një humbje e madhe e një futbollisti plot me vlera”, u shpreh Padovano.