Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Inzaghi qetëson tifozët pas humbjes: Asgjë nuk ka mbaruar në Serie A, gjithçka mbetet e hapur

Shkruar nga NEWSPORT
Inzaghi qetëson tifozët pas humbjes: Asgjë nuk ka mbaruar në
Simone Inzaghi

Humbja ndaj Bolonjës në sekondat e fundit të ndeshjes sigurisht që la një shije të hidhur te Interi, i cili është barazuar me Napolin në renditje. Ja deklaratat e Simone Inzaghi për mikrofonat e DAZN :

“Humbja? Ka qenë episodi i rivënieve, djemtë ishin nervozë. Ne patjetër duhej të mbroheshim më mirë, humbëm një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim. Padyshim luajtëm kundër një ekipi të mirë, kampionati nuk mbaron sot, kemi besim”.

Çfarë nuk funksionoi? Kishte shumë nervozizëm. Duhet të ishim mbrojtur më mirë, ishim në epërsi dhe nuk duhej të përfundonte në këmbët e Orsolinit. Rivënia e kryer më tej në fushë nuk duhet të jetë një justifikim, ne kemi disa lojtarë jashtë. U përpoqëm të sulmonim, do të kishim pranuar një barazim, ndoshta rezultatin më të drejtë”.

Sa ndikon humbja në garën e Scudettos? Ne jemi në nivel një pikësh, kalendari ka një rëndësi relative. Këtu në Itali gjen skuadra shumë të përgatitura, si për ne ashtu edhe për Napolin nuk do të jetë e lehtë. Ekipi do të analizojë pikat ku mund të kishim bërë më mirë këtë mbrëmje, duke u përpjekur të përfitojmë sa më shumë”, e mbylli Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga