
Kristjan Asllani, Dimarco dhe Buchanan
Lajme të mira për Simone Inzaghin nga infermieria e Interit teksa aktualisht janë sfidat e kombëtareve. Bëhet fjalë për tre lojtarë të organikës zikaltër që do të jenë gati për ndeshjet e radhës.
Duke filluar nga mesi i javës së ardhshme, Federico Dimarco, Nicola Zaleëski dhe Matteo Darmian do të jenë 100% në dispozicion. Pritet që tre lojtarët të marrin ftesë nga Inzaghi për ndeshjen e radhës ndaj Udineses në kampionat.
Nga ana tjetër, Marcus Thuram i cili la grumbullimin me Kombëtaren e Francës, do të duhet të rikuperohet dhe nuk dihet ende koha e rikthimit të tij. Dimarco ka humbur katër ndeshjet e fundit, Darmian nuk ka qenë në 5 ndeshjet e fundit ndërsa Zaleëski nuk luan prej gjashtë ndeshjesh.
Poll