Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Interi një ekip i fortë”, Sergio Conceicao: Lojtarët duhet të tregohen burra

Shkruar nga NEWSPORT
“Interi një ekip i fortë”, Sergio Conceicao: Lojtarët
Sergio Conceicao

Interi dhe Milan do të përballen mes tyre ditën e nesërme në orën 20:00. Një takim shumë i rëndësishëm për ekipet, të cilët sfidohen në finale për trofeun e Superkupës së Italisë.

Sergio Conceicao ka folur para kësaj përballje dhe derbi për të është një nga sfidat më të luftuara. Gjithashtu ndër të tjera nënvizon se lojtarët e tij duhet të tregojnë se janë burra.

“Jam më mirë dhe shpresoj që ekipi të jetë më mirë se unë. Po përgatitemi për ndeshjen. Interi është një ekip i fortë dhe i mësuar të fitojë, me të njëjtin trajner dhe me lojtarë që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë.

Kjo është një gjë e mirë për ta, por ne duhet të mendojmë për veten tonë. Ka qenë e vështirë, por në kohë të vështira, të gjithë duhet të tregojmë që jemi burra. Nuk mund të harrojmë që të gjithë këta tifozë po na ndjekin. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se kemi katër ose pesë lojtarë që nuk janë në formën e tyre më të mire”, ka theksuar timonieri i kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga