Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi del në fushë për miqësore, zikaltrit mposhtin ekipin e Padovës

Shkruar nga NEWSPORT
Interi del në fushë për miqësore, zikaltrit mposhtin ekipin
Inter - Padova

Teksa kombëtaret po zhvillojnë sfidat e tyre, ekipet po pushojnë. Por në kampin e Interit nuk kanë kohë për pushim dhe duan të rikuperohen sa më shpejt nga humbja ndaj Udineses me shifrat 2-1.

Mëngjesin e sotëm, zikaltrit kanë dalë në fushën e lojës në miqësore përballë ekipit të Padovës. Të besuarit e Chivu të cilët nuk janë të grumbulluar me kombëtaret, mposhtën ekipin e Serie B me shifrat 3-1.

Në përballjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm, arritën të realizojnë Mkhitaryan, Carlos Augusto dhe Diouf. Një test i mirë ky i Interit në prag të sfidës së rëndësishme me Juventusin të shtunën e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu