
Humbja në derbi ndaj Juventusit të dielën në mbrëmje nuk i la lënë aspak një shije të mirë Interit. Zikaltrit humbën mundësinë të kryesonin Serie A duke u mposhtur dhe tashmë gjenden dy pikë poshtë Napolit.
Ditën e sotme, ekipi i Interit është rikthyer në stërvtije duke u përgatitur për ndeshjen e fundjavës ndaj Genoas. Megjithatë, për zikaltrit në këto përgatitje kanë munguar Marcus Thuram dhe Carlos Augusto.
Sulmuesi francez dhe italiani kanë kryer stërvtije individuale. Thuram vijon të ketë probleme në kyç pas asaj goditjeje që pësoi ndaj Fiorentinës, ndërsa mbrojtësi ka probleme në pulpë.
Poll