Igli Tare
Konstantinos Karetsas mund të transferohet te Milan që në janar, sipas mediumit "Transfermarkt". Vetë fantazisti 20-vjeçar s’do e refuzonte një kalim në “San Siro”, duke pranuar mbylljen e aventurës me Genk në Belgjikë.
Megjithatë, klubi belg nuk do ta lëshojë lehtë. Kjo pasi mesfushori me tipare ofensive, ka kontratë deri në vitin 2029. Në këto kushto, Genk do të kërkojë të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë.
Ky mbetet një “mision” për drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare. Tashmë, ky i fundit do të futet në negociata serioze, pse jo, për një transferim që mund të kryhet edhe në merkaton e dimrit, pa pritur verën.
Poll
