
Jamie Vardy u bashkua me Cremonesen në merkaton e verës si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me Leicester Cityn. Sulmuesi britanik bëri prezantimin e tij sot si lojtar i klubit italian.
“Mezi po pres të luaj. Dua t’u tregoj të gjithëve pse jam këtu, t’u vërtetoj të gjithëve që dyshojnë se gabohen dhe të luftoj për 95 minuta me shokët e ekipit për të marrë rezultate.
Nuk kam dëshirë të përmend klubet që refuzova për të kaluar te Cremonese. E mora vendimin me familjen time dhe jam shumë i lumtur. Nëse mendoj për Italinë dhe një idhull, them Del Piero, e kam parë shumë si fëmijë.
Për mua mosha është një numër. Gjithmonë i dëgjoj këmbët e mia, për sa kohë që nuk kanë probleme, do të vazhdoj të luaj futboll”, u shpreh Vardy.