
Joao Felix
Joao Felix po luan ndeshjet e tij të fundit si futbollist i Milanit. Portugezi është në huazim te kuqezinjtë deri në fund të këtij sezoni.
Paraqitjet e tij me italianët nuk kanë qenë në pritshmëritë e drejtuesve, teksa nuk ka mundur dot t’i bindi për të vazhduar bashkëpunimin. Kështu sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se Felix do të rikthehet te Chelsea sapo të përfundojë huazimi.
Kjo pasi te Milani nuk do të shfrytëzojnë opsionin e blerjes së kartonit të ri të portugezit. Me fanellën e Milan ka luajtur në 10 ndeshje në kampionat, teksa ka dhënë vetëm 1 asist, shumë larg pritshmërive.
Poll