
Denzel Dumfries ishte protagonist në sfidën që Holanda barazoi me Hungarinë. Anësori i Interit arriti të shënonte golin vendimtar për ekipin e tij, duke i dhuruar 1 pikë “Tulipanëve”.
Pas sfidës ishte shumë i lumtur për golin, ndërsa foli edhe për aventurën e tij te Interi. Pikërisht me zikaltërtit pritet që shumë shpejt të firmosë rinovimin e kontratës, pasi palët po diskutojmë detajet e fundit të marrëveshjes mes tyre.
Holandezi është shumë i lumtur për aventurën e tij në Milano si zikaltër dhe për këtë dëshiron të vazhdojë edhe për disa vite të jetë protagonist në fushën e lojës.
“Për mua ishte një emocion i madh, tani po shënoj gola për Holandën dhe për mua është një ëndërr. Jam shumë krenar. Me Gjermaninë do të jetë ndryshe, ata janë një ekip më cilësor se Hungaria, por ne jemi gati dhe ecim përpara.
Scudetto? Ne jemi shumë të fortë, por Napoli, Milan dhe Juve janë gjithashtu të fortë. Nuk do të jetë një sezon si viti i kaluar, kemi respekt për skuadrat e tjera.
Rinovimi me Interin? Mungojnë pak detaje, mendoj se do të firmos së shpejti. Le të shohim, por Interi është në zemrën time kështu që unë dua të qëndroj”, ka theksuar anësori.