Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I lakmuar nga anglezët, lideri i ekipit lë në "ankth" Milanin

Shkruar nga NEWSPORT
I lakmuar nga anglezët, lideri i ekipit lë në "ankth"
Milan

Derbi i djeshëm Inter – Milan, kishte shumë pritshmëri për të dyja skuadrat. Megjithatë sfida u mbyll në favor të Milanit, në rezultatin 0-1.

Paraqitja e skuadrës kuqezi ishte e mirë por edhe e lojtarëve në aspektin individual gjithashtu. Specifikisht portieri Mike Maignan, “bie në sy” aq më shumë nga penalltia që i priti Interit të dielën. Vlen të theksohet se francezi po kalon një sezon të shkëlqyer tek Milan.

Emri i Mike Maingan është jo pak i lakmuar edhe nga skuadra angleze pasi, Chelsea iu ofrua për ta bërë pjesë të tijin, por u refuzua nga “djajtë”.

Nga ana tjetër, Milani do e gjej veten me 2 anët e medaljes. Mosrinovimi i kontratës i jep pasigurinë, pasi largimi i portieri francez mbetet ende në diskutim. Ndërsa në skenarin më perfekt të mundshëm, Maingan do qëndronte përsëri tek ekipi, si pjesë kryesore e tij.

Poll

Lexo gjithashtu