Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I la me "gisht në gojë" në derbi, Inter kërkon të transferojë yllin e Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
I la me "gisht në gojë" në derbi, Inter kërkon
San Siro / Milan - Inter

Derbi Inter- Milan ishte padyshim ndër sfidat më të diskutuara, si për nga rëndësia e pikëve por edhe për shkak të paraqitjes së lojtarëve. Rikujtojmë se ndeshja u mbyll me rezulatint 0-1, për kuqezinjtë.

Inter “zhgënjeu”, pasi portieri Yan Sommer nuk ia doli që të mbronte rrjetën. E në këto rrethana drejtuesit e klubit zikaltër, po hedhin “grepat” që të marrin një portier të ri. Ekipi italian e gjen vetën tek shprehja “kur mbyllet një derë, hapet një tjetër”, pasi po tenton që “të peshkojë” pikërisht portierin i cili u dha humbjen.

Francezi Mike Maingan “nderoi” skuadrën e tij pasi priti penalltinë e Hakan Calhanoglu. Megjithatë situata e tij në Milan është ende e paqartë pasi akoma nuk ka një rinovim kontrate.

Kjo ka bërë që Inter të jetë plotësisht i investuar në mundësinë për ta marrë për vete portierin francez. Ndërsa është bërë e ditur se drejtuesit e zikaltërve janë gati të plotësojnë çdo kërkesë financiare.

Theksojmë se vlera e portierit francez Mik Maingan, arrin deri në 25 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu