
Rafael Leao kohët e fundit ka përfunduar në qendër të kritikave të tifozëve. Portugezi shpesh është kritikuar për qendrimin dhe paraqitjet e tij me Milan, por goli në derbi kundër Interit mund të “sheshojë” paksa “gjakrat”.
Leao ka bërë një postim në rrjetet sociale ndërsa u përgjigjet kështu të gjithë atytre që nuk besojnë te aftësitë e lojtarit. “Ata përpiqen të më heqin buzëqeshjen nga fytyra… Por nuk munden, kjo është forca ime”, thuhet në postim.
Kujtojmë se 25-vjeçari ka shënuar 1 gola dhe ka dhënë edhe 3 asistime në ndeshjet e këtij sezoni. Gjithashtu vlen të theksohet se portugezi është lojtari më i paguar te Milan, teksa në merkaton e verës rinovoi kontratën me kuqezinjtë deri në vitin 2028 dhe ku ka një klauzolë lirimi që kap shifrën e 175 milionë eurove.
