
Interi tashmë është skuadra kampione e Serie A për këtë sezon. Zikaltërtit mposhtën në derbi Milanin dhe fituan kështu yllin e dytë në fanellë. NJë sukses i jashtëzakonshëm për Interin, pasi fituan titullin e 20 në histori dhe këtë e bëjnë në derbi ndja rivalëve të përjetshëm.
Mjaft i lumtur shfaqet zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti. Kreu i klubit shprehet krenar për skuadrën, ndërsa theksoi se që në fillim e donin këtë trofe, ndërsa tashmë kanë bërë të lumtur milona tifozë të Interit.
“Është një mbrëmje e mrekullueshme, i gjithë ambienti i Interit e priste këtë moment. Ne fituam ‘Scudetton’ në një mbrëmje të rëndësishme, këta djem në fitimin e këtij kampionati bënë diçka të jashtëzakonshme, fituan yllin e dytë.
Që në fillim të gjithë donin të luanin një sezon të rëndësishëm dhe ne ishim të vetëdijshëm që ishim një ekip i fortë. Kampionati është i merituar. Sidomos në momente të vështira, se besimi në kulturën e punës nuk duhet të dyshohet, në kohë të vështira duhet të besosh edhe më shumë në të, ky ekip ka vlera të rëndësishme sidomos nga pikëpamja njerëzore.
I jashtëzakonshëm në radhë të parë si njeri. Dhe më pas shumë i mirë në menaxhimin e momenteve të vështira, ai beson në punë. Mendoj se as që e kupton atë që ka bërë, por ka bërë të lumtur miliona tifozë të Interit anembanë botës”, ka deklaruar Zanetti.