Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“I dimë objektivat tona sepse jemi Interi”, Inzaghi para sfidës me Napolin: E kemi studiuar kundërshtarin

Shkruar nga NEWSPORT
“I dimë objektivat tona sepse jemi Interi”, Inzaghi para
Simone Inzaghi

Nesër në orën 18:00 në Seria A do të luhet supersfida Napoli- Inter e vlefshme për javën 27-të të kampionatit italin. Në stadiumin “ Maradona” tifozët do të përjetojnë një nga ndeshjet më të bukura të sezonit pasi të dyja ekipet janë në garë për titull me një pikë diferencë nga njëra tjetra dhe 3 pikë nga vendi i 3-të që është Atalanta.

Në Konferencën për mediat trajneri zikaltër, Simone Inzaghi ka komentuar  pritshmëritë për këtë përballje.

"Kanë mbetur 12 ndeshje dhe 36 pikë në lojë, e dimë se nga e kemi nisur dhe cilat janë objektivat tona sepse jemi Interi”

Për Napolin ai nënvizoi: “Ata kanë lojtarë të rëndësishëm dhe një trajner të zoti, dinë çfarë të bëjnë dhe ne i kemi studiuar”

I pyetur nga gazetarët për rrugëtimin e deritanishëm të dy skuadrave ai vazhdoi duke analizuar.

"Dy më të mirat takohen nesër, suksese Interit dhe Napolit ë rrugëtimin e tyre. E dimë se sa e rëndësishme është kundër një kundërshtari me vlerë absolute" ,theksoi Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga