Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I dhuroi 10 minuta lojë, Luciano Spalletti për Edon Zhegrovën: Është shumë i fuqishëm, u kënaqa kur e shikoja

Shkruar nga NEWSPORT
I dhuroi 10 minuta lojë, Luciano Spalletti për Edon Zhegrovën:
Luciano Spalletti - Edon Zhegrova

Juventusi mbrëmjen e djeshme fitoi bindshëm ndaj Udineses, me “bardhezinjtë” që triumfuan 2-0 dhe kjo sfidë ishte e vlefshme për fazën e 1/8-ave. Një fitore e cila i çon ata në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Pas këtij suksesi ka folur Luciano Spalletti. Timonieri italian ka folur për Edon Zhegrovën, me shqiptarin që hyri në fushë në minutën e 84-të të sfidës.

“Fitoret janë të rëndësishme sepse janë e vetmja kurë për t'u ndjerë i lirë nga presioni dhe tensioni. Gjithmonë kam parë diçka më të mirë ditë pas dite. Tani ekipi po fillon të mendojë ndryshe me topin në këmbë. Le të jemi të kënaqur sepse bëmë disa gjëra të mira.

Jam i kënaqur me performancën e Zhegrovës; ai ka qenë jashtë loje për një kohë të gjatë, ndoshta meritonte më shumë hapësirë. Gjithashtu u kënaqa kur e pashë duke ndjekur topin në zonën tonë të penalltisë.

Ai është një tel i fuqishëm që gjithmonë mund të të frikësojë. Ai e sheh mundësinë për të pasuar kur të tjerët shohin një mur”, ka theksuar italiani.

Poll

Lexo gjithashtu