Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Humbi dhe ftesën nga Kombëtarja, Chiesa gati të rikthehet në Itali tek ish-ekipi i të atit

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi dhe ftesën nga Kombëtarja, Chiesa gati të rikthehet në
Federico Chiesa

Konkurrenca e lartë në repartin ofensiv të Liverpoolit, duket se i ka kushtuar mjaft Federico Chiesës. Sulmuesi 27-vjeçar i penguar dhe nga dëmtimet, nuk u grumbullua për herë të parë pas kaq vitesh nga Kombëtarja e Italisë.

12 muaj pas largimit nga Juventusi dhe nga Serie A, Chiesa duket se është pranë rikthimit në vendlindje. Lazio po mendon opsionin për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpool në merkaton e verës.

Ekipi ku më parë ka luajtur dhe babai i tij, do t’i jepte Federicos më shumë minuta në këmbë dhe mundësinë për t’u rikthyer në Kombëtare. Por siç raportojnë mediat italiane, e vetmja pengesë për transferimin e tij te Lazio është paga e tij prej 7 milionë eurosh që përfiton te Liverpooli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga