
Ylber Ramadani, Nikola Krstovic
Lecce e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në Serie A, duke arrtir të mposhtë mbrëmjen e sotme Parmën në transfertë me shifrat 3-1.
Ish-futbollisti i Partizanit e nisi takimin si titullar në qendër të mesfushës, duke i lënë vendin Coulibalyt në minutën e 56-të të pjesës së dytë. Ndërsa Berisha nuk u grumbullua për këtë takim duke mos qenë ende gati pas atij dëmtimi të pësuar një muaj më parë.
Fitorja e sotme e ngjit Leccen në vendin e 13-të të kampionatit italian me 23 pikë, tre më shumë se kundërshtari i sotëm që ndodhet në vendin e 18-të të zonës së ftohtë.
Poll