
Leonardo Bonucci
Leonardo Bonucci është kthyer pas në kohë duke folur për largimin e tij nga Juventusi në vitin 2017. Ish-futbollisti italian tha se City dhe PSG i kishin ofruar kushte të mira financiare, por ai zgjodhi të qëndronte në Itali, te Milan.
"Kur vendosa të largohesha nga Juventusi në vitin 2017, të dy ekipet "big" si Manchester City dhe PSG më kërkonin. Ata dërguan edhe një propozim financiar por... Doja të qëndroja në Itali dhe vendosa të bashkohesha me AC Milan", tha Bonucci.
Kujtojmë që Leo Bonucci u pensionua nga futbolli i luajtur këtë verë që lamë pas. Përveç Juves dhe Milanit, 37-vjeçari ka luajtur dhe për ekipe si Inter, Pisa, Treviso, Bari, Union Berlin dhe Fenerbahce.
Poll