Milani fitoi 3-0 ndaj Lecces mbrëmjen e djeshme. Një fitore e rëndësishme për kuqezinjtë, e cila do të mbahet mend gjatë nga Theo Hernandez.
Francezi shënoi golin e dytë kundër Lecces në minutën e 41-të. Ky gol ka bërë që 26-vjeçari të barazojë Paulo Maldini. Hernandez ka arritur të shënojë 29 gola me Milan që kur iu bashkua kuqezinjve.
Të njëjtën kuotë golash ka edhe legjenda e Milan, i cili vazhdon të jetë një “idhull” për tifozët kuqezi për shkak të paraqitjeve të tij në fushën e lojës. Kujtojmë se Hernandez iu bashkua Milan nga skuadra e Real Madrid në vitin 2019 dhe vazhdon të jetë një pikë kyçe në formacion, duke dhënë siguri në repartin e prapavijës.
View this post on Instagram
Poll