Juventus - Atalanta
Atalanta dhe Juventus do të përballen këtë të shtunë, në kuadër të javës së 32-të të Serie A italiane. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Bergamos, do të nisë në orën 20:45.
Një duel direkt për zonën Champions, por “Zonja e Vjetër” vjen me një minus në këtë duel. Kjo për shkak të mbrojtjes, e cila këtë sezon “fut ujë” dhe më e dobët krahasuar me bergamaskët.
Në 31 ndeshje të zhvilluara deri më tani në kampionat, Juventus ka pësuar 29 gola, 2 më shumë se Atalanta. Kështu, tregohet qartë se Gjimshiti me shokë është më lart se mbrojtja torineze.
Poll
