Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Gati rinovimi! Juventus plotëson dëshirat ekonomike të yllit të ekipit, u "mbyll derën" klubeve të Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Gati rinovimi! Juventus plotëson dëshirat ekonomike të yllit
Juventusi

Sulmuesi i Juventusit, Kenan Yildiz ka qenë një ndër emrat më të kërkuar nga ekipet si Liverpool dhe Arsenal. Kjo edhe për shkak të situatës në të cilën ndodhej, pasi ylli i “Zonjës së Vjetër”, i kishte shtruar disa kërkesa klubit, nëse do të ishin në dakortësi për të vijuar me rinovimin e kontratës.

Sipas “Tuttosport” drejtuesit e Juventusit janë të vendosur të rrisin ofertën e tyre, në mënyrë që të rinovojnë kontratën me Kenan Yildiz deri në vitin 2031. Një ofertë e cila përfshin rritjen e rrogës nga 1.7 milionë  euro që ai merr aktualisht, në 6 milionë euro plus bonuse. Ylli i Juventusit, Yildiz ka një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029, por “gjigantët” italianë  janë të etur t’a zgjasin më tej qëndrimin e 20-vjeçarit.

Kjo pasi edhe forma e tij në lojë nuk ka zhgënjyer pasi në 15 paraqitjet e tij në Seria A, sulmuesi ka shënuar 5 gola e ka dhënë 4 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu