Sulmuesi Kenan Yildiz, synon të bëhet lojtari më i paguar te Juventusi dhe kërkon garanci për ambiciet dhe suksesin e klubit në vitet e ardhshme.
Juventusi pritet të rifillojë bisedimet për rinovimin e kontratës së tij në javët në vijim, veçanërisht pas emërimit të drejtorit sportiv, Marco Ottolinit.
Sulmuesi Yildiz u bashkua me "Zonjën e Vjetër" në 7 nëntor të 2023 dhe kontrata aktuale e tij skadon në qershor të vitit 2029. Takimi i fundit mes palëve ka ndodhur në fund të tetorit, pak para shkarkimit të Igor Tudor ndërsa aktualisht, sulmuesi turk përfiton 1.7 milionë euro në sezon.
Kërkesa e sulmuesit lidhet drejt për drejt me pagën të cilën e ka kërkuar prej të paktën 6 milionë eurosh në sezon. Oferta e Juventusit sillet mes 4 dhe 5 milionë eurove, plus bonuse. Qëndrimi i Yildiz në Juventus mbetet për t'u parë, pasi e gjitha varet tek dakordësia mes dy palëve.
