Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Frikë” te Juventus, talentit të ekipit i “shkel syrin” gjiganti i Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
“Frikë” te Juventus, talentit të ekipit i “shkel
Juventus

Kenan Yildiz ka qenë një nga notat e pakta pozitive për Juventusin përgjatë këtij sezoni. Talenti turk ka bërë mjaft mirë sa herë i është dhënë mundësia, duke fituar kështu edhe interesin e disa klubeve në prag të merkatos së verës.

Është pikërisht klubi i Chelsea, i cili ka interes serioz për shërbimet e sulmuesit të “Zonjës së Vjetër”. “Blutë e Londrës” janë gati të shpenzojnë 60-70 milionë euro, për të siguruar Yildiz, të cilin e shohin si përforcimin e duhur për repartin e sulmit.

“Frikë” te Juventus, talentit të ekipit i “shkel
Kenan Yildiz

Kujtojmë që përgjatë këtij sezoni, 19-vjeçari është aktivizuar në 45 ndeshje. Pikërisht në këto paraqitje, turku ia ka dalë që të shënojë 8 gola dhe të asistojë në 5 të tjerë. Ndërkohë që kontrata e tij me Juventusin përfundon në verën e vitit 2029.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga