Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FOTO/ Shkëlqeu me gol dhe asist ndaj Salernitanas, Nedim Bajrami në 11-shen më të mirë në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Shkëlqeu me gol dhe asist ndaj Salernitanas, Nedim Bajrami në
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami u rikthye protagonist me Sassuolon në kampionat. Mesfuhsori i kombëtares ishte një nga më të mirët në fushën e lojës ndaj Salernitanas.

25-vjeçari shkëlqeu me gol dhe asist për të tijtë, por për fatin e tij të keq Sassuolo do të merrte vetëm 1 pikë, pasi do të ndalej në barazim 2-2. Bajrami asistoi në mënyrë perfekte për Lauriente në minutën e 37-të për t’i dhënë kështu avantazhit ekipit të tij.

Ndërkohë do të “çante” rrjetën në minutën e 44-të, ku një supergol do të dyfishontë shifrat për Sassuolon dhe për të çuar skuadrën në avantazh rtë dyfishtë në pushim.  Në pjesën e dytë do të barazohej rezultati, por kjo nuk zbeh aspak paraqitjen spektakolare të shqiptarit, i cili nga “Sofascore” është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Serie A. Gjithashtu është vlerësuar me notën 8.5.

FOTO/ Shkëlqeu me gol dhe asist ndaj Salernitanas, Nedim Bajrami në
Nedim Bajrami në formacionin e javës në Serie A

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga