
Theo Hernandez
Tashmë është e sigurt, Theo Hernandez do të largohet nga Milani në merkaton e verës. Mbrojtësi i kombëtares franceze do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite tek Al Hilali.
Lajmi është konfirmuar ditën e djeshme nga mediat italiane, duke bërë të ditur dhe pagën prej 20 milionë eurosh që Theo do të përfitojë. Ndërkohë që merkatoja është e ‘ndezur’, 27-vjeçari po udhëton me avion privat.
Theo Hernandez është së bashku me partneren e tij dhe mendohet se po udhëton drejt Arabisë Saudite. Rikujtojmë se mbrojtësi i Francës para pak ditësh po shijonte pushimet në Itali.

Poll