Atalanta ka fituar përballë Milanit në supersfidën e javës së 15-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në “Geëiss Stadium”, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të bergamaskëve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i bergamaskëve, Gian Piero Gasperini.
“Për ne është një fitore e madhe që erdhi kundër një ekipi që ka lojtarë shumë të fortë . E fituam në mënyrë të merituar me të gjitha statistikat në favorin tonë. Ndeshja ishte e vështirë, por mendojemi se kjo fitore ishte e shkëlqyer.
Fonseca akuzoi arbitrat për golin e parë? Unë nuk flas për asgjë tjetër, por vetëm për ndeshjen. Nuk mendoj se kishte padrejtësi, goli i Ketelaere isht i shkëqlyer, sot ishim lart. Nuk mbaj mend episode të tjera të diskutueshme. Jam plotësisht i bindur që morëm një fitore të merituar dhe jam i lumtur”, tha Gasperini.