
Në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit , një moment i veçantë ishte ndarja e çmimit “Zemër Kuq e Zi” për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani.
Çmimi “Zemër Kuq e Zi” iu dorëzua Ramadanit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkohë që në lidhje më këtë çmim, ka reaguar edhe klubi italian i Leçes, ku aktivizohet Ylber Ramadani.
Reagimi i klubit të Leçes:
Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë Ylber Ramadanit Çmimin Zemër Kuq e Zi. Çmimi, i cili lidhet me pjesëmarrjen e Shqipërisë në #EURO2024, kurorëzon shpirtin e jashtëzakonshëm konkurrues, pasionin e madh për fanellën dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje.
???????????? La Federcalcio Albanese ha assegnato a Ylber Ramadani il premio Zemër Kuq e Zi
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) January 29, 2025
Il riconoscimento, che attiene alla partecipazione dell’Albania a #EURO2024, incorona lo straordinario spirito agonistico, la grande passione per la maglia e la massima dedizione in ogni partita pic.twitter.com/MBBifs4Nw9