
Lazio
Epokë ndryshimesh te Lazio. Pasi klubi italian vendosi që të largonte Sarrin, për t’i besuar ekipin Igor Tudor, tashmë drejtuesit kanë vendosur të bëjnë një tjetër ndryshim mjaft të rëndësishëm.
Më 9 janar të vitit 2025, Lazio do të festojë 125 vjetorin e themelimit, teksa ky përvjetor do të shoqërohet me ndryshimin e logos. Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, klubi kryeqytetas nuk do të ketë më logon aktuale.
Klubi nuk ka bërë ende të dirut ndonjë detaj të stemës së re, por ky lajm është pritur mjaft mirë nga tifozët bardhekaltër. Këta të fundit mezi po e presin këtë ndryshim dhe janë kuriozë për stemën e re.
Poll