
Milani po mendon të rinovojë sa më shpejt të jetë e mundur me dy nga “shtyllat” e ekipit. Bëhet fjalë për Theo Hernandez dhe Mike Maignan.
Prej muajsh flitet se “Kuqezinjtë” janë në negociata të vazhdueshme. Portieri francez duket se do të rinovojë duke zgjatur kontratën deri në vitin 2028 me pagën e tij që do të rritet ndjeshëm.
Ndërsa francezi tjetër duket se ka mëdyshje në vendimin e tij, pas krisjeve me trajnerin Fonseca. Në frontin e mbrojtësit duket se ka “pllakosur” heshtja. Rruga dukej e sigurtë drejt nënshkrimit por në garë për ljatrin kanë hyrë disa ekipe të mëdha. Është dilemë se a do të pranojë mbrojtësi i “Gjelave” të qëndrojë përsëri në Milano.
Gjithashtu, kapitenit Davide Calabria i mbaron kontrata verën e ardhshme. Lojtari ia ka komunikuar klubit dëshirën për të qëndruar, tani stafeta i mbetet skuadrës milaneze që duhet të shikojë financat e klubit para se të marrë vendimin përfundimtar.
Dyshja Ballo-Toure dhe Divoxk Origi pritet të largohen në sesionin veror pas pakënaqësisë me mundësitë për aktivizim.