
Theo Hernandez, Mike Maignan
Mike Maignan mund të largohet nga Milani gjatë kësaj merkatoje. Gardiani i portës ka kontratë me kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2026.
Mes palëve ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin dhe në këtë mënyrë mund të ndodhë edhe largimi. Në dijeni të kësaj situate është Chelsea, me anglezët që kërkojnë të përfitojnë dhe të sigurojnë shërbimet e francezit.
“Blutë” e Londrës kanë nisur bisedimet me Milan për këtë pistë dhe shpresojnë të gjejnë një marrëveshje. Gjithçka tashmë është në dorën e italianëve për sa i takon të ardhmes së 29-vjeçarit.
View this post on Instagram
Poll