Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E TURPSHME/ Ka fituar vendin e titullarit, gazetari italian kalon 'kufirin' me Alen Sherrin: I papërshtatshëm për Serie A, qëndron në portë si mobilje

Shkruar nga NEWSPORT
E TURPSHME/ Ka fituar vendin e titullarit, gazetari italian kalon
Vittorio Sanna dhe Alen Sherri

Alen Sherri po shfaqe mjaft mirë në kampionatin italian me Cagliarin. Portieri i Kombëtares shqiptare ka fituar shumë shpejt besimin e klubit italian, teksa në ndeshjen e fundit uli në stol një lojtar si Scuffet.

Megjithatë, në Itali nuk po e lënë rehat gardianin kuqezi. Së fundmi, gazetari italian, Vittorio Sanna ka sulmuar ashpër portierin shqiptar, duke e cilësaur si jo të denjë për Serie A. Ky reagim vjen pas humbjes së Cagliarit 1-2 ndaj Venezias.

“Për mua është evidente mungesa e reagimit të portierit. Mundohem ende të gjej arsye se përse Alen Sherri mund të quhet një portier i përshtatshëm për Serinë A. Nuk ka reflekse, nuk shfaq reagime të menjëhershme, nuk ka asnjë veprim të vetëm që tregon gatishmëri. Në golin e parë përshembull, topi i kaloi aty afër dhe nuk kishte tentativën më të vogël për t’u hedhur.

Nuk shoh shpejtësinë dhe stilin që i kërkohet një portieri më të mirë. Nuk mund të luajmë me një “mobilje” në portë. Nuk e kam fjalën për një moblije që lëviz, por për një garderobë apo komodinë që qëndron aty, pa lëvizur kurrë. Mungesë cilësie që po na kushton”, është shprehur Vittorio Sanna.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga