
Artem Dovbyk
Artem Dovbyk do të jetë lojtari më i ri i Romës. Sulmuesi që shkëlqeu në sezonin e fundit me Gironan në La Liga, ishte një nga objektivët kryesorë të Atletico Madrid, por gjithçka ka ndryshuar.
Edhe pse bomberi ukrainas ishte në bisedime të avancuar me “Los Colchoneros”, ndërhyrja e Romës pas dëshirës së madhe të De Rossit ndryshoi gjithçka. Dovbyk do të firmosë me Romën një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029.
Ndërsa klubi italian, për të siguruar shërbimet e 27 vjeçarit do të paguajë 30 milionë euro. Gjithçka e kryer mes lojtarit dhe Romës, tashmë pritet vetëm zyrtarizimin për goleadorin më të ri që do të mbërrijë në Serie A.
Poll