Federico Chiesa do të jetë lojtari më i ri i Liverpool. Sulmuesi italian ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Juventusin, për të nisur një të re në Premier League.
Chiesa ishte jashtë planeve të “Zonjës së Vjetër”, me sulmuesin që po kërkonte një ekip të ri prej kohësh. Aty ishin dhe Milan me Romën, por Liverpool u tregua më konkret, duke arritur të bindë 26-vjeçarin.
Ky i fundit do të firmosë me Liverpool një kontratë 4 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028. Në krahun tjetër, “The Reds” do të paguajnë te Juventus vetëm 13 milionë euro për shërbimet e italianit.
Poll