Milani ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Emerson Royal nga Tottenham si mbrojtësin e ri të djathtë në ekip.
Kushtet personale ishin ‘kyçur’ që në muajin Maj me brazilianin që dëshironte vetëm kuqezinjtë pavarësisht 4-5 ofertave të tjera. Djalli do të paguajë 15 milionë euro fikse për shërbimet e lojtarit, ofertë e cila është pranuar nga klubi londinez.
Emerson do të udhëtojë në Itali në fillim të javës së ardhshme ku do të kryejë vizitat mjekësore e më pas firmën në kontratën e re për të nisur aventurën e tij të parë në Serie A pas atyre në La Liga me Betis e Barça si dhe së fundmi në Premier League me Spurs.
Poll