Milani ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Youssouf Fofana nga Monaco, konfirmon gazetari Fabrizio Romano. Plot 25 milionë euro përfshirë bonuset do të paguajnë kuqezinjtë në arkat e klubit nga Principata. Për lojtarin do të jetë një kontrat 4-vjeçare me opsionin e rinovimimit për një tjetër vit.
Mesfushori dëshironte vetëm transferimin te “Djalli” dhe nuk kishte dyshime që nga korriku pavarësisht interesit të disa klubeve angleze. Fofana do të udhëtojë nesër në Milano ku do të kryejë edhe vizitat mjekësore përpara se të bëhet prezantimi zyrtar.
Milani arrin të mbyllë kështu një tjetër objektiv merkatoje duke blinduar repartin e mesfushës me një lojtar me tipare defensive.
Poll