Como nuk e ka ndërment të ndalet në merkato. Edhe pse sapo janë ngjitur në Serie A, klubi italian ka afruar lojtarë si Pepe Reina, Raphael Varane, Alberto Moreno, Nico Paz dhe Andrea Belotti, por nuk ndalet me kaq.
Sergi Roberto do të jetë lojtari më i ri i Como. Ish-mbrojtësi i Barcelonës ishte lojtar i lirë në treg pas largimit nga katalanasit, teksa ka vendosur të bashkohet me trajnerin Cesc Fabregas në Itali.
32-vjeçari vendos të provojë kështu një eksperiencë të re, pasi në Serie A nuk ka luajtur kurrë. Roberto do të nënshkruajë me Como një kontratë 2-vjeçare, por me opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.
Poll