Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E konfirmon Simone Inzaghi, Interi “rrëmben” bomberin me parametra zero

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon Simone Inzaghi, Interi “rrëmben” bomberin me
Simone Inzaghi

Interi u mposht nga Sassuolo për herë të dytë në këtë sezon. Por kjo humbje sigurisht nuk u prish punë zikaltërve, të cilët para disa javësh festuan titullin kampionë.

Tashmë me titullin të hipotekuar, drejtuesit kanë arritur të bëjnë edhe transferimet e para. Kështu zikaltërtit kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin iranian, Mehdi Taremin.

Diçka të tillë e ka konfirmuar Simone Inzaghi, i cili pas sfidës me Sassuolën thekson se Taremi do të kalojë në Milano si transferim i lirë nga Porto. Ndër të tjera trajneri i kampionëve shprehet mjaft i lumtur që një lojtar i një niveli të lartë do të jetë pjesë e zikaltërve në sezonin e ri.

“Po, kemi nënshkruar me Mehdi Taremin si transferim i lirë nga Porto.

Ai është një lojtar i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar, ai shënoi shumë gola kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë lëvizje”, deklaroi trajneri italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga