
Albert Gudmundsson është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në Itali. Sulmuesi që aktualisht mban veshur fanellën e Genoas, kërkohet me ngulm nga Juventusi dhe Interi.
Por në një prononcim të dhënë së fundmi islandezi thotë se ëndrra e tij është të luajë në Angli, duke ‘fikur’ shpresat e ekipeve italiane.
“Dua që ta vendos veten në prova të mëdha dhe të luaj në nivele të larta. Që fëmijë kam ëndërruar të luaj në Premier League, është një kampionat që dua ta provoj. Të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të këtij sezoni. Për momentin kam një kontratë me Genoan deri në vitin 2027”, është shprehur Gudmundsson.
Gudmundsson ka qenë një nga pikat kyçe për Genoan në këtë sezon. 26-vjeçari ka shënuar plot 15 gola dhe ka asistuar në 4 të tjerë.
