Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“E doja shumë këtë transferim”, Joao Felix: Për Conceicaon fitorja është thelbësore, ju tregoj idhullin tim

Shkruar nga NEWSPORT
“E doja shumë këtë transferim”, Joao Felix: Për
Joao Felix

Joao Felix është një nga goditje “big” të Milanit në orët e fundit të merkatos. Portugezi vendosi të kalojë në Serie A për t’iu bashkuar bashkëkombasit të tij, Sergio Conceicaos.

Ambientimi i tij me kuqezinjtë ishte i shpejtë. Felix u bo protagonist që në debutim, duke asistuar pëër Gimenez. Ish-i i Chelsea shpehet shumë i lumtur për transferimin te Milan, ndërsa nënvizon se është i gatshëm të japë më shumë se 100% për këtë klub që e ka dashur gjithmonë.

“Transferimi te Milan? Unë u përpoqa shumë për këtë transferim, dua të jap gjithçka që kam për këtë klub. Ngrohtësia e tifozëve ka qenë e pabesueshme, dua t'i bëj të lumtur.

Marrëdhënia me Conceicao? Unë tashmë e njihja atë, pasioni i tij është ngjitës dhe fitorja është thelbësore për të.

Idhull? Kaka ka qenë gjithmonë idhulli im, e kam parë veten tek ai dhe mundohem ta imitoj”, ka përfunduar portugezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga