
Victor Osimhen dhe Ademola Lookman
Ademola Lookman i ka thënë “PO” një transferimi te Inter. Sulmuesi nigerian dhe klubi nga Milano kanë rënë dakord për të nisur bashkëpunimin mes tyre, por ende asgjë s’ka përfunduar.
Kjo për shkak se në mes është Atalanta, klub i cili zotëron kartonin e Lookman. Klubi bergamask kërkon më shumë se 40 milionë euro, teksa bisedimet mes palëve vazhdojnë.
Në sezonin që lamë pas, 27-vjeçari bëri mjaft mirë me fanellën e Atalantës. Në 40 ndeshje që mori pjesë, Ademola Lookman ia doli që të shënonte 20 gola dhe të asistonte në 7 të tjerë.
Poll